Kryeshefi i IPK-së takon Drejtorin e AMP-së së Shqipërisë, flasin për forcimin e ligjit

Kryeshefi i IPK-së takon Drejtorin e AMP-së së Shqipërisë, flasin për forcimin e ligjit

Kryeshefi i IPK-së priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Kushtrim Hodaj priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë, z. Eduard Merkaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Sipas njoftimit gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirëfillt midis dy vendeve.

‘’Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirëfilltë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy agjencive homologe, duke u theksuar rezultatet konkrete të arritura deri më tani. Në veçanti u përmend realizimi i disa hetimeve dhe inspektimeve të përbashkëta , hartimi i raporteve të përbashkëta të inspektimit të cilat me rekomandimet e tyre kanë ndikuar në forcimin e integritetit, llogaridhënies dhe profesionalizmit të strukturave policore të të dy vendeve’’ thuhet në njoftim.

Më tutje është bërë e ditur se palët diskutuan gjithashtu për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen e afërt, përfshirë organizimin e inspektimeve të reja të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave më të mira, koordinimin dhe harmonizimin e qasjeve në fushën e mbikëqyrjes policore.

Kryeshefi Hodaj falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të AMP-së për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë e plotë për vazhdimin dhe intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, me synim ngritjen e mëtejshme të standardeve të mbikëqyrjes dhe forcimin e besimit të qytetarëve në policitë e dy vendeve.

Shpërndaje në: