Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it
Ka vdekur biznesmen i njohur dhe një nga pionierët e tregtisë private në Kosovë, Hazbi Hasani.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:30 në vazrrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë.
I ndjeri ishte pronar i kompanisë “Oaza” dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit tregtar dhe krijimin e vendeve të punës në vend.
Ai njihej si ndër tregtarët e parë që hapi markete private në Kosovë para luftës.




