Pak para ndeshjes me Realin, UEFA do të vendos për fatin e Prestiannit
Futbollisti i Benficas, Gianluca Prestianni është pezulluar përkohësisht nga UEFA, për ndeshjen e sotme ndaj Real Madridit, për shkak se pretendohet se ka fyer në baza racore Vinicus Jr.
Skuadra portugeze ka bërë një ankesë rreth kësaj qështje, dersia sipas asaj që raporton ”LEquipe”, UEFA do të vendos për fatin përfundimtar të Prestianit, pak para ndeshjes së sotme.
Pas këtij vendimi, do të mësohet nëse futbollisti argjentinas do të luaj sonte në ”Santiago Bernabeu”.
Sipas gazetës franceze, komiteti i apelit i organit disiplinor të UEFA-s do të japë vendimin e tij këtë të mërkurë pasdite.
Kujtojmë që Prestianni akuzohet se e ka quajtur brazilianin Vinicius “mono” apo ”majmun” në gjuhen spanjolle./Periskopi/



