Donjeta Sadiku e fiton meçin e parë në “Strangja”
Boksierja më e mirë në vend, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë garimin në turneun ndërkombëtar “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.
Të mërkurën pasdite në kuadër të xhiros së dytë në kategorinë deri 60 kilogramë, Donjeta fitoi ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova.
Donjeta dominoi në të tri raundet për fitore bindëse, 5:0./Periskopi/



