OVL e UÇK-së nis përgatitjet për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

OVL e UÇK-së nis përgatitjet për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizues për manifestimin me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 

Sipas njoftimit, në këtë takim është formuar edhe grupi punues, i përbërë nga kryetarët e degëve të OVL UÇK-së, të cilët do të jenë përgjegjës për koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal.

Takimi u kryesua nga Hysni Gucati, ndërsa gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor.

“Gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor, me theks të veçantë në ndarjen e detyrave, përgjegjësive dhe koordinimin ndërmjet degëve”, thuhet në njoftim.

 

 

Pas diskutimeve dhe konsultimeve, Këshilli Organizues ka miratuar logon zyrtare të manifestimit dhe ka propozuar për aprovim agjendën e aktiviteteve, e cila pritet të miratohet në ditët në vijim.

Sipas agjendës së propozuar:

5 Mars

  • Pritje për vizitorët në Zyrën Qendrore, si dhe në të gjitha degët e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.
  • Ftohen institucionet arsimore që orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë Epopesë së UÇK-së.

6 Mars

  • Homazhe në ora 09:30 tek Kompleksi Memorial në Prekaz.
  • Homazhe në ora 10:00 tek Kompleksi Memorial në Marinë.
  • Në të njëjtën kohë, homazhe do të mbahen nga strukturat e dala nga lufta e UÇK-së në të gjitha komplekset memoriale në vend.

7 Mars

  • “Nata e Zjarreve” – ndezja simbolike e zjarreve në shtatë ish-zonat operative të UÇK-së, në ora 18:00.

Organizatorët kanë bërë të ditur se detajet përfundimtare të manifestimit do të publikohen pas miratimit zyrtar të agjendës nga Këshilli Organizues i Epopesë së UÇK-së.

Shpërndaje në: