Kim Jong Un paralajmëron Korenë e Jugut, kërkon nga SHBA-ja t’i japë fund politikave armiqësore
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka përjashtuar mundësinë e dialogut me Korenë e Jugut, duke deklaruar se forcat e tij mund ta shkatërrojnë plotësisht fqinjën jugore, ndërsa i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të heqin dorë nga politikat armiqësore ndaj Phenianit.
Sipas agjencisë shtetërore Korean Central, Kim tha se nëse Uashingtoni respekton statusin kushtetues të Koresë së Veriut si shtet me armë bërthamore dhe ndryshon qasjen e tij, nuk ka arsye pse të mos ketë marrëdhënie të mira mes dy vendeve.
Deklaratat u bënë në përmbyllje të një jave takimesh të Partisë së Punëtorëve, ku Kim bëri thirrje për zhvillimin e sistemeve të reja të armëve, përfshirë raketa balistike ndërkontinentale me lëshim nga nëndetëset dhe zgjerimin e arsenalit bërthamor taktik, të aftë për të goditur Korenë e Jugut.
Kongresi i partisë u mbyll me një paradë ushtarake në Phenian, ku Kim u shfaq së bashku me vajzën e tij, duke nxitur spekulime të reja për një pasardhje të mundshme./Periskopi



