Cristiano Ronaldo blen 25 për qind të aksioneve të skuadrës së njohur në Spanjë
Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë investime në futboll.Së fundmi, ylli i Kombëtares së Portugalisë ka investuar në blerjen e 25 për qind të aksioneve të skuadrës së njohur në Spanjë, Almeria.
Skuadra që bën gara në La Liga 2, tani si aksionar ka yllin e Al Nassr.
Këtë sezon, Almeria synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll – pasi ka grumbulluar 48 pikë dhe gjendet në pozitën e 3-të.




