Cristiano Ronaldo drejt rikthimit në Premier League?
Cristiano Ronaldo mund të rikthehet sërish në Premier League, me Chelsean që po shfaqet si kandidati kryesor për ta transferuar gjatë merkatos të verës.
Sulmuesi portugez, aktualisht pjesë e Al-Nassr, është lidhur me një largim të mundshëm nga Arabia Saudite, edhe pse vetë lojtari ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë karrierën te skuadra aktuale.
Sipas raportimeve në mediat britanike, klubi londinez e sheh afrimin e tij si një mundësi të madhe sportive dhe marketingu.
Chelsea mbetet në pritje të zhvillimeve rreth të ardhmes së Ronaldos, i cili ende konsiderohet një nga emrat më të mëdhenj në futbollin botëror



