Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në KEK
Punëtori që humbi sot jetën tragjikisht në Termocentralin Kosova B është Mixhen Sadiku.
Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Re e KEK-ut, teksa ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e të ndjerit.
Për kohën dhe vendin e varrimit, Sindikata thotë se do t’ju njoftojë me kohë.



