Rexhepi: Kam respekt të madh për Osmanin, por propozimi për presidente duhet nga VV-ja
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, ka thënë se Vjosa Osmani për të marrë votën e deputetëve nga komunitet jo serbe duhet të propozohen nga VV-ja.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo ka thënë se ka respekt të madh për Osmanin, por këto komunitet janë në koalicion më partinë e Albin Kurti.
“Po ne si grup multietnik jemi tetë deputetë, tash nëntë, edhe Veton Berisha është me neve. Ne jemi në koalicion me Vetëvendosje. Ata si parti më e madhe në Kuvend me 57 deputetë, kanë forcë për me votu një kandidat me neve për president. Unë e fola me presidente zonja Osmani, unë kam respekt të madh. Ama duhet propozimi prej Vetëvendosje, edhe na i presim këto ditë kush është kandidat edhe pastaj me pa qysh votojmë… Ajo ka votën time, sepse për mua zonja Osmani ka punuar një punë shumë mirë, një PR shumë e madhe për Kosovën jashtë vendit edhe jemi bashkë moti, ndoshta 20 vjet jemi këtu në kuvend edhe u kanë deputetja përpara, kemi punuar shumë bashkë”, thotë ajo.
Ajo ka treguar se për këtë çështje këto ditë është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
“Kemi folur edhe me kryeministrin Kurti, ai u kon në një iftar me neve në Prizren para dy netëve dhe e presim çka do të vendos Vetëvendosje si partia e madhe… Jo jo hala, jo hala s’kemi folur as për një emër”, ka theksuar Rexhepi.



