Bill Clinton nis dëshminë në çështjen ‘Epstein’: Nuk pashë gjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka dhënë deklaratën hapëse në çështjen e Jeffrey Epstein, para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve.
Siç raporton BBC, Clinton ka thënë se “nuk kishte ide për krimet që po kryente Epstein”.
“Unë e di çfarë bëra, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk bëra. Nuk pashë asgjë, dhe nuk bëra asgjë të gabuar”, shtoi ai.
Gjatë dëshmisë së tij, Clinton po ashtu tha se bashkëshortja e tij, Hillary Clinton nuk kishte asnjë lidhje me Epstein.



