Sveçla pas takimit me shefen e ambasadës së ShBA-së: E falënderova për mbështetjen në funksion të sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar sot me shefen e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.
Në një shkrim në Facebook, Sveçla tha se e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në funksion të sigurisë së vendit.
“E informova mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet tona në fushën e sigurisë, mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës.
Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë” – ka shkruar ai.



