Reçica te varri u Adem Demaçit: Rruga vazhdon, për atdheun dhe për idealin që nuk shuhet

Reçica te varri u Adem Demaçit: Rruga vazhdon, për atdheun dhe për idealin që nuk shuhet

Elmi Reçica sot ka bërë homazhe te varri i Adem Demaqit bashkë me Petrit Ethemin, djalin e Fahredin Ethemit – Ladës.

“Pranë varrit të nderit të kombit, Adem Demaçi, së bashku me Petrit Ethemin, djalin e Fahredin Ethemit – Ladës, ndjemë edhe një herë peshën e kujtimit, përgjegjësinë e amanetit dhe vazhdimësinë e një rruge që nuk ndalet”, shkroi mes tjerash ai.

 

Postimi i plotë:

Pranë varrit të nderit të kombit, Adem Demaçi, së bashku me Petrit Ethemin, djalin e Fahredin Ethemit – Ladës, ndjemë edhe një herë peshën e kujtimit, përgjegjësinë e amanetit dhe vazhdimësinë e një rruge që nuk ndalet.

Petriti ka trashëguar emrin tim të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe mbart me vete trashëgiminë e një familjeje që i ka shërbyer atdheut me përkushtim të rrallë. Babai i tij, Lada, ishte fotograf i Bacës Adem në vitet më të vështira të vendit tonë. Ishte dëshmitar me aparat në dorë i sakrificës, qëndresës dhe shpresës sonë kolektive. Ai ishte mik i shtëpisë së Bacës, njeri me zemër të madhe, atdhetar i palëkundur dhe mbështetës i vendosur i rrugës së shtetndërtimit.

Së bashku me familjen e tij, u përkujdesën me nder e respekt për Bacën Adem, duke dëshmuar besnikëri dhe vlera të larta njerëzore e kombëtare. Sot, kur brezi i ri vazhdon të ecë me dinjitet, kujtojmë se idealet nuk janë vetëm histori, ato janë përgjegjësi.

Një emër. Një amanet. Një miqësi e shenjtë. Rruga vazhdon, për atdheun dhe për idealin që nuk shuhet.

Shpërndaje në: