Takimi Hamza-Kurti – PDK thërret konferencë për media

Takimi Hamza-Kurti – PDK thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë për media, pas takimit që kryetari i saj, Bedri Hamza, zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti.

Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të PDK-së, me fillim nga ora 17:45.

Takimi ndërmjet Hamzës dhe Kurtit u zhvillua në kuadër të konsultimeve politike për procesin e zgjedhjes së presidentit. Para takimit, Kurti deklaroi se synimi është maksimalizimi i përpjekjeve që javën e ardhshme “gjithçka të kurorëzohet me sukses”.

Nga ana tjetër, Hamza kishte bërë të ditur se në takim do të diskutoheshin tema aktuale politike, ndërsa zyrtarë të PDK-së kanë theksuar se brenda partisë janë shqyrtuar parimet dhe qëndrimet lidhur me këtë çështje, pa u diskutuar emra konkretë.

Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presidentit

Shpërndaje në: