E zë gjumi në tren, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh
Kur ishte vetëm 5 vjeç dhe po udhëtonte me tren drejt shtëpisë së tij, e zuri papritur gjumi dhe udhëtimi për t’u kthyer tek prindërit i zgjati plot 27 vite.
Kjo është historia e 32-vjeçarit indian Saroo Munshi Khan. Khan ka thënë se kurrë nuk rreshti së menduari për familjen e tij.
“Mbaj mend thuajse gjithçka nga dita kur humba dhe shumë gjëra nga familja ime e vërtetë”, ka thënë ai. Historia e jashtëzakonshme është libër me titullin “Rruga e gjatë për në shtëpi”.



