Putin reagon për herë të parë për vrasjen e Khameneit: Do të kujtohet në Rusi si burrë shteti i shquar

Putin reagon për herë të parë për vrasjen e Khameneit: Do të kujtohet në Rusi si burrë shteti i shquar

Në komentet e tij të para zyrtare që nga sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe sulmet hakmarrëse pasuese, presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit një “vrasje cinike”, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Udhëheqësi rus e përshkroi vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit si një vrasje që shkelte “të gjitha normat e moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”, sipas TASS, shkruan CNN.

Putin tha se Khamenei do të kujtohet në Rusi si një “burrë shteti i shquar”.

Moska dhe Teherani kanë qenë prej kohësh aleatë kyç, me Iranin që i ka ofruar Rusisë mbështetje ushtarake, përfshirë dronë dhe raketa balistike, si dhe ka ndihmuar Moskën të ndërtojë një objekt për prodhimin e dronëve, në mes të luftës së saj në Ukrainë.

Kjo vjen pasi ministria e jashtme e Rusisë dje dënoi sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i quajtur ato një “hap të pamatur” dhe një “akt të paprovokuar agresioni të armatosur”.

Shpërndaje në: