Pas eliminimit të Khameneit, vriten vajza, dhëndri dhe mbesa e liderit suprem
Mediat shtetërore iraniane raportuan se vajza, dhëndri dhe mbesa e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, janë vrarë gjatë sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Agjencia e lajmeve Fars dhe media të tjera iraniane njoftuan se, pas kontaktit me burime të brendshme në shtëpinë e udhëheqësit suprem, lajmi për vdekjen e vajzës, dhëndrit dhe mbesës së Khameneit është konfirmuar.
Raportimet e mediave shtetërore theksojnë se sulmet goditën persona shumë të afërt me Khamenein, duke përfshirë anëtarë të familjes dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, dhe se lajmi ka shkaktuar pikëllim dhe tronditje në mesin e popullsisë.
Disa qytete të Iranit raportojnë se qytetarët kanë dalë në rrugë për të shprehur pikëllimin e tyre, ndërsa ka edhe nga ata që festojnë.
Ky incident vjen në një kohë kur Irani po përballet me tensione të larta rajonale dhe ndërkombëtare, dhe vdekja e anëtarëve të familjes së Khameneit mund të përshkallëzojë situatën.



