“48 udhëheqës iranianë u vranë nga sulmet SHBA-Izrael”, Trump: Ofensiva po vijon
Presidenti amerikan Donald Trump tha në një intervistë të dielën se 48 udhëheqës iranianë u vranë gjatë sulmeve të vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
“Po ecën përpara. Po ecën përpara me shpejtësi. Kështu ka qenë për 47 vjet” i tha Trump Jacqui Heinrich të Fox News. “Po ecën përpara me shpejtësi. Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë zhdukur me një goditje të vetme. Dhe po ecën përpara me shpejtësi”.
CNN raportoi më herët të dielën se agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, kishin qenë duke vëzhguar Ajatollah Ali Khamenein për muaj të tërë, duke monitoruar modelet e tij të përditshme dhe duke mbajtur nën vëzhgim udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë të vendit, duke pritur momentin e duhur.
Gjatë disa ditëve të fundit, dolën plane që Khamenei dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të administratës të takoheshin të shtunën në mëngjes në lokacione të ndara në një kompleks në Teheran që strehon zyrat e ajatollahut, presidencën iraniane dhe aparatin e sigurisë kombëtare, duke e lënë udhëheqjen të cenueshme ndaj një sulmi ushtarak.



