Tifozi 82-vjeçar ndërron jetë në tribuna, shtyhet ndeshja në mes Sporting Gijon dhe Leganesit
Ndeshja mes Sporting Gijonit dhe Leganesit është shtyrë për ditën e nesërme.
Pak minuta pasi filloi ndeshja, një tifoz ndërroi jetë në tribuna.
Ishte një tifoz i Sportingut me moshë 82-vjeçare që ndërroi jetë duke shikuar ekipin e tij të zemrës.
Gjyqtari i takimit e pezulloi këtë ndeshje për respekt të tifozit dhe familjarëve të tij.



