Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë

Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Brendon Ajazaj për tentim vrasje në Pejë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Brendon Ajazaj, me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., derisa i pandehuri me të parë viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore.

Gjithashtu, i pandehuri B.A, akuzohet nga prokurori i shtetit edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

Shpërndaje në: