Këta janë 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Këta janë 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Emri Fatime është emri më i shpeshtë në Kosovë, sipas raportit tematik për “emrat dhe mbiemrat në Kosovë”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). 

Gjithsej janë regjistruar 6339 persona me këtë emër.

Pas këtij emri renditen emrat Bajram me 4485, Emine më 4040, Bekim më 3968, Agim me 3948, e Muhamet me 3658.

Ndërkohë mbiemri më i përhapur është Krasniqi, më gjithsej 50 mijë e 236 persona qe e kanë këtë mbiemër. Pas tij renditen mbiemri Gashi, me 50 mijë e 200, Berisha, më 37 mijë e 394, Morina me 22 mijë e 197, Shala më 21 mijë e 667 e Bytyqi me 13 mijë e 267,

Këto të dhëna janë nxjerrë nga procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.

Shpërndaje në: