Bombardimi i Iranit, konfirmohet vdekja e shtatë komandantëve të lartë të Forcave të Armatosura
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), ka publikuar për herë të parë një listë që konfirmon vdekjen e shtatë komandantëve të lartë të Forcave të Armatosura.
Lista e komandantëve është si më poshtë:
Brigadier Gjeneral Mohammad Shirazi – Shef i Zyrës së Komandantit të Përgjithshëm
Brigadier Gjeneral Saleh Asadi – Zv/Shef i Inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Major Gjeneral (Forca Ajrore) Mohsen Darehbaghi – Zv/Shef i Logjistikës dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura
Brigadier Gjeneral Akbar Ebrahimzadeh – Zv/Shef i Zyrës së Komandantit të Përgjithshëm
Brigadier Gjeneral Gholamreza Rezaeian – Shef i Organizatës së Inteligjencës së Faraja (Komanda e Zbatimit të Ligjit)
Brigadier Gjeneral Bahram Hosseini Motlagh – Shef i Departamentit të Planifikimit dhe Operacioneve, Zv/Shef i Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Brigadier Gjeneral Hassan-Ali Tajik – Shef i Departamentit të Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, transmeton Panorama.
Kujtojmë se SHBA-të dhe Izraeli goditën Iranin të shtunën, duke vrarë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa ushtria izraelite që atëherë ka nisur sulme të reja në Teheran.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga sulmi ndaj Iranit, presidenti Donald Trump tha se SHBA-të po vazhdojnë të kryejnë “operacione luftarake në shkallë të gjerë”.
Donald Trump deklaroi sot se e mori vendimin për të nisur një luftë kundër Iranit sepse ishte “shansi i fundit dhe më i mirë” për të ndaluar regjimin e vendit.



