“Hakmarrje?”- Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane
Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme të Teheranit kundër territorit të tyre.
Lajmi është raportuar nga Axios, i cili citon dy burime të informuara mbi zhvillimet.
Sipas raportimit, një sulm i mundshëm i Emirateve ndaj Iranit do të ishte i paprecedentë. Që nga nisja e luftës, Emiratet kanë qenë vendi më i goditur nga sulmet iraniane, madje edhe më shumë se Izraeli.
Një burim i përfshirë në diskutimet politike në Emirate ka deklaruar se vendi “po shqyrton ndërmarrjen e masave mbrojtëse aktive kundër Iranit”. Edhe pse Emiratet nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në luftë, ato kanë pësuar rreth 800 goditje, sipas të njëjtit burim.
Fakti që Abu Dabi po konsideron një reagim ushtarak pasqyron zemërimin në rritje të vendeve të Gjirit ndaj sulmeve iraniane që kanë shënjestruar infrastrukturë civile, si dhe impiante të naftës dhe gazit.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve kishte deklaruar se rezervon të drejtën e plotë për t’iu përgjigjur kësaj përshkallëzimi dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e territorit, qytetarëve dhe banorëve të saj.



