“Emrat e tillë janë vetëm për mu djeg” – Ramadani pasi u përmend emri i Andin Hotit si kandidat i LVV’së për President
Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, i ftuar në Kosova Live, ka komentuar raportimet se Andin Hoti mund të propozohet për president të ri të vendit.
Ramadani ka vlerësuar se rasti si i Hotit janë “vetëm emra për mu djeg”.
“Me gjithë respektin për familje e për të gjitha, unë mendoj që emra të tillë janë vetëm emra për mu djeg. Sikur rasti i Glauk Konjufcës për mandatin e dytë, pra për kryeministër. Nuk e di nëse do të jetë, por nëse është unë besoj që është emër vetëm sa për ta kaluar një fazë”, ka thënë ai mes tjerash.
“Glauk Konjufca s’pranoi” – Andin Hoti përmendet si kandidat i LVV`së për President



