Vlora Çitaku: PDK nuk shkon në sallë për t’i bërë kuorum Glauk Konjufcës
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se subjekti i saj nuk do t’i bëjë kuroum Vetëvendosjes në kandidaturën e tyre për president, Glauk Konjufcën.
Çitaku në Klan Kosova tha se qëndrojnë në objekt të Kuvendit, por jo edhe pjesëmarrje.
Vetëvendosja propozoi zyrtarisht Konjufcën.
Nacionale kupton se as LDK nuk do t’i shkojë Konjufcës për kuorum.
Ndërkohë Albulena Haxhiu ka thirrur konferencë për media në ora 18:30 në Kuvend të Kosovës.



