I pa fat, lëndohet sërish Alaba
David Alaba nuk do të jetë në dispozicion të Real Madridit për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll kundër Celta Vigos.
Sipas raportimeve nga Spanja, mbrojtësi austriak po vuan nga një shqetësim në pulpë, i cili do ta detyrojë të mungojë në këtë përballje.
Për këtë arsye, stafi teknik i madrilenëve ka vendosur të mos rrezikojë me aktivizimin e tij.
Mungesa e Alabës është një tjetër problem për skuadrën madrilene, e cila tashmë po përballet me disa mungesa të rëndësishme në ekip.
Situata në repartin defanziv është bërë edhe më e ndërlikuar, duke e detyruar trajnerin të kërkojë alternativa të tjera për formacionin titullar.
Lojtari 33-vjeçar, një nga figurat me përvojë të skuadrës dhe kapiten i përfaqësueses së Austrisë, ka pasur disa probleme fizike gjatë sezoneve të fundit dhe klubi dëshiron të tregojë kujdes maksimal me rikuperimin e tij.
Në këto rrethana, Reali do të duhet të përballet me Celta Vigon pa një nga mbrojtësit e tij të rëndësishëm, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Alaba do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të skuadrës madrilene.
Në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luajë Raul Asencio.



