Gjendet një person pa shenja jete në Zherovnicë të Zveçanit, policia e cilëson si të dyshimtë
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Viktima u identifikua si D.M, i lindur në vitin 1962.
“Më datën 05.03.2026, rreth orës 13:40, Policia në Zveqan ka pranuar informatë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare për një person pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveqanit. Në lidhje me këtë informatë, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.M (1962)”.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Periskopi



