Lista Serbe raportohet që s’ka votë “PRO”, ndryshimet kushtetuese për votimin e presidentit s’pritet të kalojnë

Lista Serbe raportohet që s’ka votë “PRO”, ndryshimet kushtetuese për votimin e presidentit s’pritet të kalojnë

Partia politike serbe ‘Lista Serbe’ u ka bërë të qartë burimeve diplomatike në Mitrovicë se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese që u miratuan me ngut të enjten në mbrëmje në Komisionin e Legjislacionit pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani e që si nismë u mbështet fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

“Nuk votojmë për ndryshimin e Kushtetutës” u ka thënë burimi nga kreu i Listës Serbe.

Miratimi i shqyrtimin të amendamentimeve u propozua pasditen e të enjtes nga presidentja Vjosa Osmani dhe në mbështetje të menjëhershme nga Lëvizja Vetëvendosje u kërkua mbledhje urgjente Komisionit të Legjislacionit në të cilin pavarësisht se nuk arriten ta shpjegojnë e argumentojnë urgjencën dhe përkundër paralajmërimeve se po shkelet vetë Kushtetuta me këtë nismë deputetët e LVV.

Për ndryshime kushtetuese në Kosovë, Kushtetuta kërkon dy shumica: 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit (pra 80 nga 120 deputetë). 2/3 e deputetëve që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë. Në grupin e komuniteteve jo-shumicë janë 20 deputetë (10 serbë + 10 nga komunitetet tjera). Pra për pikën e dytë duhen: minimum 14 vota nga 20 deputetët e komuniteteve jo-shumicë. Meqë 10 prej tyre janë serbë, praktikisht: duhet të paktën disa vota serbe, sepse pa to është shumë vështirë të arrihen 14 vota matematikisht.

Nëse të gjithë 10 deputetët e komuniteteve tjera votojnë pro, atëherë duhen: të paktën 4 deputetë serbë që të votojnë pro. Pra minimumi praktik është 4 serbë, nëse të gjithë 10 të komuniteteve tjera jo-shumicë votojnë pro. Në realitet shpesh kërkohet më shumë mbështetje serbe, sepse jo gjithmonë 10 të tjerët votojnë njësoj.

Shpërndaje në: