Hamza: Shumica e deputetëve as që i kanë marrë amendamentet – para 15 minutave e ftuan seancën

Hamza: Shumica e deputetëve as që i kanë marrë amendamentet – para 15 minutave e ftuan seancën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka arritur në Kuvendin e Kosovës para fillimit të seancës për votimin e amenadamentet e dërguara nga presidentja Vjosa Osmani që presidenti të votohet me votë të drejtpërdrejt.

Hamza tha se shumica dërrmuese e deputetëve as që i kanë parë materialet.

“Pjesa dërrmuese e deputetëve as që i kanë amendamentet, as që i kanë marrë materialet. Para 15 minutave e ftuan seancën. Kjo i bije që për tema kaq të rëndësishme, kur është në pyetje ndryshimi i Kushtetutës, edhe pse PDK vazhdimisht ka qenë e hapur që të diskutojmë që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejte, por jo 2-3 orë e fundit kur i skadon mandati presidentes aktuale…”, tha ai ndër të tjera.

Shpërndaje në: