Mësohet cila është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin (DOKUMENT)

Mësohet cila është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin (DOKUMENT)

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit.

Më poshtë, gjeni kërkesën:

Ndërkohë, këtë e konfirmoi më herët edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Mes tjerash ajo bëri me dije se në lidhje me këtë, është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu” – ka shkruar ajo.

 

Vetëvendosja nis bllokadën e re: 30 minuta para se të mbarojë afati për President, njofton se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Shpërndaje në: