Befason Ballack: Real Madrid-Bayern Munchen, ja kush fiton
Michael Ballack beson se ish skuadra e tij do të arrijë të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ish-futbollisti i bavarezëve parashikon kualifikimin e gjermanëve kundër Real Madridit.
“Parashikimi im Real Madrid-Bayern Munchen 1:2 dhe në vazhdime 1:3”, shkroi Ballack.
Në ndeshjen e parë, Reali mposhti Bayernin 2:1. /Periskopi/




