Kurti: Në seancën për Presidentin, mungoi PDK-LDK-AAK dhe partia që dirigjohet nga Beogradi

Kurti: Në seancën për Presidentin, mungoi PDK-LDK-AAK dhe partia që dirigjohet nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka folur për situatën politike tashmë të krijuar edhe pasi nuk munden ta zgjedhin presidenten/in, e që pasoi edhe me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin.

Ai tha se në seancë për presidentin, mungoi PDK-LDK-AAK dhe partia që dirigjohet nga Beogradi

“Falënderoj 66 deputetët e mazhorancës të cilët morën pjesë në seancën e Kuvendit dhe respektuan kushtetueshmërinë kur filloi procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës… Mirëpo ky proces nuk arriti ta konsumojë as raundin e parë pasi munguan që të gjithë deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK dhe partia që vazhdon të dirigjohet nga Beogradi, Lista Serbe. Nevojiteshin së paku 80 deputetë pjesëmarrës në mënyrë që të plotësohet kuorumi”.

Kurti ka thënë se është obligim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

“Të gjithë e kemi pa mbrëmë pamjen e seancës plenare të Kuvendit të Republikës, kush ishte, ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër, nuk ishte fare sepse nuk ishin. Asnjë deputet që nuk erdhi nuk njoftuan kryetaren Haxhiu për arsyen e mungesës, prandaj kjo lëndë tash është në Gjykatën Kushtetuese. Është obligim kushtetues i deputetëve që të kryejnë detyrën e tyre për çka i ka zgjedhur populli i Kosovës dhe të vijnë në vendin e tyre të punës në seanca plenare dhe aty të marrin pjesë e të votojnë”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: