Përfshihet nga zjarri një stallë pa bagëti në Madanaj të Gjakovës
Një shtallë pa bagëti është përfshirë nga flakët në fshatin Madanaj të Gjakovës të premten.
Lajmin e ka bërë Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë.
Sipas njoftimit objekti që u përfshi nga zjarri ishte një stallë pa bagëti brenda.
“Sot, rreth orëve të mesditës, në fshatin Madanaj është raportuar një rast zjarri ku një shtallë (stallë) pa bagëti është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe as bagëti brenda objektit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:



