Bayern Munich fiton bindshëm ndaj Monchengladbach
Bayern Munich ka marr tre pikë të reja në Bundesligë.
Skuadra bavareze shënoi fitore ndaj Borusia Monchengladbach në ”Allianz Arena”, me rezultat të thellë, 4-1, shkruan IndeksOnline, transmeton Periskopi.
Serin e golave e hapi Luis Diaz, i cili shënoi pas 33-minutave lojë.
Pak para fundit të pjesës së parë, Konard Laimer dyfishoi shifrat, në 45+1.
Jamal Musiala vulosi fitoren në minutën e 57-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia, derisa Nicolas Jackson shënoi golin e katërt, në minutën e 79-të.
Pas 25 xhirove, Bayern Munich kryson tabelën e Bundesligës, me 66 pikë, 14 më shumë se Borusia Dortmund.
Në anën tjetër, Monchengladbach renditet në venidn e 12-të, me 25 pikë të grumbullua



