“Marshojmë, s’festojmë – njëra-tjetrën ne e mbrojmë”
Në rrugët e kryeqytetit sot u marshua nën thirrjet për barazi e mbrojtje të grave.
Me brohoritjet “Marshojmë, s’festojmë – njëra-tjetrën ne e mbrojmë”, Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” thirri në rrugët e Prishtinës për luftim të të gjitha llojeve të dhunës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, marshuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, u ndalën tek objekti i Policisë së Kosovës, për të vazhduar më pas te objekti i Qeverisë së Kosovës.
Sipas marshuesve, sistemi patriarkal po ndjehet në përditshmëri.
“Kjo dhunë që është e normalizuar ndjehet në përditshmëri, e si rezultat na kanë jep ndjesinë që duhet të revoltohemi e me luftu kundër këtij sistemi shtypës. Jemi mbledhur me e ditë tërë Kosova se ka rezistencë, që na përkundër shtypjes sistematike e rraskapitjes që e ndjejmë nga pozita që na është dhënë si grua. Prej vegjëlisë na imponohet me u formësua në një mënyrë qe i leverdisë patriarkatit, burrave. Na përçohet një mesazh që ne duhemi të ekzistojmë si verzioni më i imtë e i kufizuar i vetës. Mësohemi me marrë komente për trupin tonë, me u seksualizu e objektivizu duke qenë fëmijë”, tha njëra nga aktivistet.
Tutje ajo akuzoi Policinë e Kosovës për çdo mosraportim të rasteve të dhunës, raporton KosovaPress, transmeton Periskopi.
https://www.youtube.com/watch?v=RuTTAFRhLNk



