Rexhepi: Maltretuese që të shkohet sërish në zgjedhje, prisnim kompromis VV-PDK

Rexhepi: Maltretuese që të shkohet sërish në zgjedhje, prisnim kompromis VV-PDK

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e minoriteteve, Emilia Rexhepi, ka thënë që shkuarja në zgjedhje do të ishte shumë e kushtueshme dhe maltretuese për qytetarët e Kosovës.

Ky diskutim erdhi pas rrezikut që të shkohet sërish në zgjedhje pasi që nuk ka dakordim për postin e presidentit/es.

“Sa më parë që kemi vendim nga Gjykata, hapet mundësia për formim të institucioneve dhe e kemi vendimin e presidentes dhe këtu merr fund krejt çka ne mendonim të përfundonim për shkak se unë isha vetë në takim me presidenten kur na thirri dhe aty madje u fol për datën e zgjedhjeve që duhet mbajtur brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit”, ka thënë Rexhepi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nuk e di se si do të rrjedhë situata, por jemi të gjithë të detyruar të respektojmë Kushtetutën. Dhe që sa më parë të formojmë institucionet pra ta votojmë presidentin, në të kundërtën shkojmë në zgjedhje që do të na kushtojnë shumë dhe do të jetë maltretim i qytetarëve”.

“Të jem e sinqertë, ne kemi pritur kompromis mes VV-së dhe PDK-së, me përkrahjen edhe tonën, të pakicave, por kjo nuk u bë”.

Shpërndaje në: