Bombarduesit amerikanë zbarkojnë në Britani, publikohen pamje
Aeroplanë të Forcave Ajrore Amerikane janë fotografuar në bazën ajrore RAF Fairford, në Gloucestershire.
Ministria e Mbrojtjes tha se SHBA-të kanë filluar të përdorin bazat britanike për “operacione specifike mbrojtëse” kundër Iranit.
Një aeroplan mallrash Boeing C-17 ulet pas dy bombarduesve B-1 Lancer në imazhet më poshtë.
Ndryshe, Donald Trump dhe Keir Starmer kanë zhvilluar një telefonatë disa orë pas kritikave të fundit të presidentit amerikan ndaj kryeministrit britanik.
Ata diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin ushtarak midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, sipas një zëdhënësi të Downing Street.
Kjo përfshinte “përdorimin e bazave të RAF në mbështetje të vetëmbrojtjes kolektive të partnerëve në rajon”. /Telegrafi/




