Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” për mua
Donald Trump ka thënë vazhdimisht se donte të përfshihej në zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit.
Ai u pyet madje edhe për raportet që sugjeronin se Mojtaba Khamenei ishte një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar të atin.
“Ata po e humbasin kohën kot”, tha presidenti amerikan.
“Djali i Khameneit është i lehtë, djali i Khameneit është i papranueshëm për mua”, shtoi ai.
“Ne duam diçka që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”, vazhdoi Trump.
Ndryshe, djali i ish-udhëheqësit suprem të Iranit është emëruar si zëvendësues i tij, sipas mediave shtetërore iraniane.
Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën.
Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar i cili nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar. /Telegrafi/



