Remi reagon pas deklaratave të Rashiqit: Toka e Kosovës nuk është dhuratë e askujt

Remi reagon pas deklaratave të Rashiqit: Toka e Kosovës nuk është dhuratë e askujt

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar pas deklaratave të Nenad Rashiq, për token e Manastirit të Deçanit.

Remi ka thënë se nuk po dëshiron ta besoj pretendimin se Kurti ia dha për hatër atë tokë Rashiqit.

Remi ka thënë se toka e Kosovës nuk është dhuratë e askujt.

Postimi:

Nuk dua ta besoj se Kryeministri i Kosovës ka guxuar ta thotë këtë. Edhe për humor është e rëndë. Toka e Kosovës nuk është ‘dhuratë’ e askujt.

Shpërndaje në: