Blerim Isufaj takon shefin e SPAK: Krijohet ekip i përbashkët hetimore
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur në takim drejtuesin e SPAK-ut, Klodjan Braho.
Ata kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
Njoftimi i plotë:
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të hënën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Klodjan Braho.
Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
Gjatë takimit, z. Braho dhe z. Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional.
z.Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.



