Prej Ivanoviqit-Hero, te Zajednica e Toka e Manastirit – Tri vendimet e “çuditshme” të Albin Kurtit

Prej Ivanoviqit-Hero, te Zajednica e Toka e Manastirit – Tri vendimet e “çuditshme” të Albin Kurtit

Tri vendime të shefit të Qeverisë së Kosovës Albin Kurti ndër vite kanë ngjallur reagime të shumta në shoqëri, parti opozitare, shoqëria civile e analistë të ndryshëm, raporton Periskopi.

Oliver Ivanoviq hero, Zajednica dhe së fundi kjo që për ‘hatrin’ e Nenad Rashiqit manastirit të Deçanit t`i dhurohen 24 hektar tokë.

Për dy të fundit kishte marrëveshje nga ish kryeministrat e mëparshëm (marrëveshjet 2013 dhe 2015), por që kurrë nuk ishin jetësuar deri në fund.

Si garanci se këto marrëveshje ishin ose jo në kundërshtim rendin juridik në Kosovë ishte lënë një siguresë në Gjykatën Kushtetuese

Ndërkohë Albin Kurti, krye në veti me 16 janar 2023 e shpalli hero Oliver Ivanoviqin, anipse Ivanoviq ishte dënuar për masakër ndaj shqiptarëve në fillim të viteve 2000 në Veriun e Mitrovicës

Albin Kurti si rezultat i bisedimeve në Bruksel arriti një marrëveshje fillimisht me 27 shkurt në Bruksel e më 18 mars në Ohër (2023)  e që nga analistë dhe ekspertë juridik e kushtetues është cilësuar si autonomi direkte për serbët e Kosoëvës, si kërkesë e Serbsië.

Në shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje normalizimi.

Një ndër pikat më të nxehta të kësaj marrëveshje është neni 7.

Kjo pikë ka të bëjë me sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut.

Disa e shohin këtë pikë si referencë për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

365 ditë nga marrëveshja e Ohrit: Krejt çka bëri Kosova dhe Serbia

E, në vitin 2024 në ‘këmbim’ të anëtarësimit të Kosovës në Këshiilin e Evropës e që s`u bë kurrë, Albin Kurti mori vendim që 24 hekratë tokë t`i qiten me tapi Manastirit të Deçanit.

Por, bazuar në deklaratat e fundit me zë dhe figurë të ministrit të Kurtit, atij për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, toka për manastirin e Deçanit ishte ‘falur’ me vendim të Qeverisë ‘hatri’ i këtij të fundit.

Por si e mori Kurti vendimin për 24 hektarë tokë?

Albin Kurti në vitin 2024 kishte urdhëruar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë. Atë kohë Albin Kurti pati thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Siç thoshte Kurti, Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve: Të plotësojë këtë kusht dhe që Kosova të pranohet në Këshill të Evropës apo të ngelë pa u anëtarësuar.

“Mbi të gjitha, kërkohej një vendim i arsyeshëm, fatkeqësisht jo i drejtë në plotninë e tij. Por me gjithë këtë për të arritur një qëllim shumë madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet bërë hap përpara me maturi e përgjegjësi si vend i pavarur e sovran. Andaj sot i kemi thënë agjencionit kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës”, kishte deklaruar Kurti.

24 hektarë i dha ”hatri i Rashiqit”-Qysh i fali Kurti tokat për të cilat dikur e konsideronte tradhti

Çfarë ka në 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit? 

Që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, Manastiri i Deçanit, i cili gjendet në pjesën perëndimore të vendit, ka kërkuar marrjen në pronësi të një sipërfaqeje prej rreth 24 hektarësh.

Kjo tokë, që ndodhet përreth këtij manastiri, në kadastër është e shënuar si pronë e dy ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” – e para hotel dhe e dyta fabrikë mjalti.

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këta 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016.

Përveç tokës bujqësore dhe pyllit, në këta 24 hektarë ndodhen edhe dy objekte hoteliere, me rreth 10 objekte të vogla përcjellëse, si dhe objekti i një ndërmarrjeje që në kohën e paraluftës njihej për prodhim të mjaltit.

Dikur si njeriu më i zëshëm kundër vendimit për tokat e manastirit, Kurti deklaronte kështu:

“Manastiri i Deçanit e ka oborrin e vet dhe unë jam dakord që duhet të ketë ca tokë që i nevojitet për punë dhe jetesë priftërinjve aty. Mirëpo, jo kjo të jetë në llogari të popullatës lokale. Në fund të fundit, ata priftërinj që janë në Manastir të Deçanit kanë nevojë për tre hektarë e katër, e kështu me radhë. Po çka i duhen 1 mijë hektarë? Çka do të bëjnë ata priftërinj aty me 1 mijë hektarë? Ajo është tepër shumë, për ata tepër pak njerëz që jetojnë e banojnë aty”, thoshte Kurti në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013.

Sipas tij, xhamia, kisha, manastiri, sinagoga, teqja dhe tempujt e tjerë fetarë duhet të jenë të përqëndruar në aspektin shpirtëror e hyjnor të jetës dhe gjithësisë e jo në prona e pasuri.

“Ne kemi besuar që pas shpalljes së pavarësisë do të kemi ndëprerje të kësaj padrejtësie dhe çrrënjosje të saj e jo sforcim të saj, siç ishte rasti në Gjykatën Supreme, por mbase ky është dallimi i pavarësisë me vetëvendosje dhe pa vetëvendosje”, thoshte Kurti

Si e kishte shpallur Kurti hero Oliver Ivanoviqin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 16 janar të vitit 2023, publikoi një videomesazh përkujtimor për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.

Nëse video nuk do të ishte publikuar nga Qeveria e Kosovës, do të dukej e pabesueshme.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij”, thoshte Kurti në videomesazhin e tij në gjuhën serbe, të titruar në shqip.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, vazhdonte Kurti mesazhin e tij.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”, thoshte ai.

Video e publikuar nga Qeveria e Kosovës: https://www.facebook.com/GOVRKS/videos/2060623037456891

Ky videomesazh i Kurtit kishte ngjallur reagime të mëdha në fillim të vitit 2023, pasi Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vite për krime lufte.

Por, edhe për vetë Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, Ivanoviq ishte më herët një kriminel lufte.

Kurti, si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në prill të vitit 2018, në një intervistë të dhënë për TV1 të Sarajevës kishte thënë se “Oliver Ivanoviq është kriminel lufte”.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?ref=search&v=870420547601328&external_log_id=263b4efd-0d4b-4eae-af15-c401fd7ab3a6&q=Video%20%7C%20Ne%20vitin%202019%2C%20Albin%20Kurti

Edhe Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar ashpër përmes një komunikate të publikuar në uebfaqen e saj, më 21 janar 2016, pas dënimit të Oliver Ivanoviqit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

“Oliver Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi i Kosovës dhe spastrimi i tij. Oliver Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë asgjë më pak se sa konkretja e doktrinës së Ilia Grashaninit – vrit dhe dëbo”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e LVV-së, e cila tashmë është fshirë nga arkivi i këtij subjekti politik.

Hipokrizia e VV`së – Sot kujtojnë masakrën e shqiptarëve në veri ku ‘gisht’ kishte ‘heroi’ i Kurtit, Oliver Ivanoviq

 

 

Shpërndaje në: