Hamiti-Kurtit: Për hatër të kujt e pranove ‘vetëmenaxhimin’ për serbët në Kosovë?

Hamiti-Kurtit: Për hatër të kujt e pranove ‘vetëmenaxhimin’ për serbët në Kosovë?

Muhamet Hamiti i LDK, ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq i cili tha se për shkak të tij, Albin Kurti kishte vendosur t’ia transferonte 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Hamiti përmes një postimi në Facebook e pyeti Kurtin se hatri i kujt e kishte pranuar ‘vetëmenaxhimin’ për serbët në Kosovë.

Postimi i plotë:

E kundërshonte Asociacionin, edhe me protesta, kur ishte në opozitë. Kur erdhi në pushtet, e pranoi vetë ‘vetëmenaxhimin’ për serbët në Kosovë, më shumë sesa Asociacion të komunave me shumicë serbe, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Për hatër të kujt?

Prej Ivanoviqit-Hero, te Zajednica e Toka e Manastirit – Tri vendimet e “çuditshme” të Albin Kurtit

Shpërndaje në: