Policia jep detaje për dronin e gjetur në Muçibabë
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje lidhur me dronin e gjetur në afërsi të fshatit Muçibabë.
Ai ka thënë se droni është gjetur i rrëzuar dhe jo duke gjiruar.
Në emisionin “tre8tre”, Hashani ka thënë se hetimet do të tregojnë prejardhjen e dronit.
“Me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë mjetin. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar dhe nuk kemi informata se nga ka ardhur mjeti. Ky fshat është në kufi, afër pikës kufitare me Serbinë. Ne kemi pasur informatat nga rrugët tona operative dhe e kemi gjetur dronin në tokë. Policia e Kosovës ka marrë informata nga rrugët operative, dhe hetimet në vazhdim do të tregojnë se si është gjetur droni aty”, ka thënë ai.



