Hargreaves pasi takoi Osmanin: Kosova t’i kthehet stabilitetit, diskutimi politik konstruktiv është jetik

Hargreaves pasi takoi Osmanin: Kosova t’i kthehet stabilitetit, diskutimi politik konstruktiv është jetik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se me presidenten Vjosa Osmani foli sot për nevojën urgjente që vendi t’i kthehet “stabilitetit politik”.

Ai tha se kjo nevojë mundëson përparimin në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

“Sot fola me Presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik për të mundësuar përparim në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare”, shkroi ambasadori në Facebook pas takimit.

Ambasadori britanik shtoi se “në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara”.

Shpërndaje në: