Nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për naftë dhe 1.36 për benzinë
Ministrja e MINT, Mimoza Kusari – Lila, deklaron se nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 €/l për naftë dhe 1.36 €/l për benzinë.
Tutje, ajo u thotë qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë: 0800 11000.
Postimi i saj i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:
Nafta: 1.40 €/l
Benzina: 1.22 €/l
Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:
* Nafta: 1.54 €/l
* Benzina: 1.36 €/l
Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.
Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.



