Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane

Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane

Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse i plotësojnë kriteret e nevojshme për natyralizim. Kjo është bërë e ditur në një studim të realizuar pas një kërkese të Këshillit Federal për të kuptuar arsyet e këtij fenomeni.

Sipas raportit, një numër i madh i banorëve të huaj që kanë jetuar për vite me radhë në vend dhe kanë të drejtë për shtetësi, nuk e ndërmarrin hapin për t’u bërë qytetarë zviceranë, shkruan albinfo.ch.

Rezultatet e studimit u diskutuan dje në Sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM), ku përfaqësues të autoriteteve kantonale dhe komunale përgjegjëse për procesin e natyralizimit analizuan dhe reflektuan së bashku mbi gjetjet e raportit.

Autoritetet synojnë që përmes këtyre diskutimeve të kuptojnë më mirë pengesat dhe arsyet pse shumë të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi, pavarësisht se i plotësojnë kushtet.

Shpërndaje në: