Deliu-Kodra: PDK nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

Deliu-Kodra: PDK nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti ka respektuar gjithmonë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se edhe në këtë rast do të presë vendimin përfundimtar lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një paraqitje në emisionin “Five” në TV Dukagjini, Deliu-Kodra theksoi se ekspertët kushtetues të PDK-së e kanë konsideruar të drejtë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

“PDK-ja në vazhdimësi edhe gjatë kohës sa ka qenë në pushtet edhe gjatë kohës që është në opozitë ka qenë në respektim të plotë të vendimeve të GJK. Natyrisht pritjet tona janë që të presim se cili do të jetë vendimi përfundimtar për çështje të cilat tashmë kanë kërkuar trajtim nga GJK. E dini që i kemi dhënë të drejtë dekretit të zonjës Osmani. Ekspertë të PDK-së që merren më çështje kushtetuese e kanë konsideruar si të drejtë. Faktin që brenda Kuvendit janë shterur të gjitha mundësit për të zgjedhur presidentin e vendit dhe se vendi po shkon, ne keto rrethana të krijuara, drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke ndaluar çdo veprim nga presidentja dhe nga Kuvendi derisa masa të jetë në fuqi. Sipas vendimit të gjykatës, masa synon të parandalojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Kjo situatë ka ardhur pasi seanca e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit u ndërpre për mungesë kuorumi, pasi u braktis nga partitë opozitare. Një ditë më pas, presidentja Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe nisi konsultimet me partitë politike për një datë të zgjedhjeve të parakohshme.

Deliu-Kodra tha se PDK nuk ka qenë e interesuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve, duke shtuar se kjo parti ka tentuar të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do të shmangte një situatë të tillë.

Ajo ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën politike që, sipas saj, po e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas saj, në rrethana normale një shumicë parlamentare që ka marrë mbështetje të konsiderueshme qytetare do të duhej të siguronte stabilitet institucional dhe jo ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Në rrethana normale, të një shumice parlamentare që sillet në raport me nevojat që i kanë qytetarët, në raport me mbështetjen qytetare të cilën e ka marrë, 51 për qind. E cila në radhë të parë është e interesuar për stabilitetin institucional të Kosovës. Për të mos u stagnuar vendi. Absolutisht as që do të duhej të vihej në diskutim çështja e zgjedhjeve. Ne nuk i kemi paraprirë një situatë të tillë. Bile nëse mund të them që PDK-ja gjatë gjithë kohës ka qenë jashtëzakonisht konstruktive, prej takimeve të para të zoti Hamza me zotin Kurti, janë bërë disa takime, për të diskutuar se si mund t’i evitojmë zgjedhjet. Dhe nëse vullnet politik të zotit Kurti për t’i evituar zgjedhjet, të cilat tashmë janë bërë barrë jo e lehtë për qytetarët”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe gjatë ditës me vranësira të pakta,…

Përplasja Kurti-Osmani, Meta: Presidentja e pa se Hugo Chavezi është i vërtetë

Bardhyl Meta nga LDK-ja, ka thënë se Vjosa Osmani e ka parë që Hugo Chavezi…

Krasniqi: Zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë se zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë…

Murat Jashari refuzoi, Basha do ta bëjë me zor president: S’pajtohem, jemi në rrethana ku ai duhet të bëhet

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka deklaruar se Murat Jashari duhej të ishte president i…

Deliu-Kodra: PDK nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegjësia bie mbi LVV-në

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti ka respektuar…

Edhe 109 shtetas të Maqedonisë u evakuuan nga Lindja e Mesme

Edhe 100 qytetarë të tjerë të vendit pritet të evakuohen së shpejti nga Emiratet e…

Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane

Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe…

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë ndjekje penale të Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka ngecur vitet e fundit, duke shqetësuar…