Murat Jashari refuzoi, Basha do ta bëjë me zor president: S’pajtohem, jemi në rrethana ku ai duhet të bëhet
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka deklaruar se Murat Jashari duhej të ishte president i vendit.
Në një deklaratë në Debat Plus, ai ka thënë se nuk pajtohet me refuzimin e bërë nga ai.
Sipas Bashës, Kosova ndodhet në rrethana ku Jashari do të duhej të ishte president.
“Vullneti ynë ka qenë me pasë një figurë konsensuale me tejkalu këtë krizë, kjo nuk ka ndodhë për shkak se z.Murat Jashari ka thënë se unë nuk i hyj kësaj rrugë përveçse në rrethana tjera, për çka nuk pajtohem se Kosova tash është në do rrethana ku duhet me qenë Murati Jashari president” – ka thënë ai.



