Lajm fantastik për tifozët e Realit, Mbappe i gatshëm ndaj City-it
Para ndeshjes së rëndësishme të LaLigas mes Real Madridit dhe Elche-s, trajneri Álvaro Arbeloa mbajti konferencën për shtypin, ku foli për përgatitjet dhe gjendjen e skuadrës.
Rëndësia e ndeshjes: Arbeloa theksoi se takimi është vendimtar për garën në Ligë: “Po luajmë për titullin. Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duam një atmosferë të ngjashme me atë të ndeshjes kundër City-t. E dimë skuadrën që kemi përballë, ata luajnë më mirë nga sa tregon pozicioni i tyre. Jemi të përgatitur për të bërë një përpjekje shtesë, të fokusuar dhe të motivuar.”
Rrotacioni i lojtarëve: Trajneri u shpreh se të gjithë lojtarët e tij janë të gatshëm: “Kam vetëm lojtarë që ngrejnë dorën për të luajtur. Nuk kemi tjetër në mendje veçse të fitojmë nesër. Ata do të kenë më shumë energji se ne në këmbë, por ne jemi bërë nga një brumë tjetër dhe duhet ta tregojmë këtë.”
Courtois: Arbeloa lavdëroi portierin belg për formën e tij: “Kam luajtur me disa nga portierët më të mirë të botës, të cilët janë konsideruar më të mirët në histori. Por atë që bën Courtois nuk e kam parë tek askush tjetër. Nuk ka debat, ai është me siguri portieri më i mirë në historinë e Madridit, për mendimin tim.”
Mbappé: Trajneri foli edhe për gjendjen e sulmuesit francez: “Ai po përmirësohet çdo ditë, evolucion që duhet të ketë. Kemi bërë një plan bazuar në përparimin e tij. Nesër nuk do të luajë, por besoj se do të udhëtojë për ndeshjen në Manchester.”
Përpjekja e skuadrës: Arbeloa theksoi pritshmëritë për performancën: “Nesër do të dalim me formacionin më të mirë të mundshëm për të fituar. Nuk mendoj për asgjë tjetër. Lojtarët duhet të dalin të shterur pas çdo ndeshjeje, është detyra e tyre. Nuk është e lehtë, por kjo është arsyeja pse ata janë këtu. Duhet të jenë gati të luftojnë si të mërkurën.”



