Nesër protestë në Jarinje, rruga bllokohet për dy orë: Kërkohet shmangia e qarkullimit

Nesër protestë në Jarinje, rruga bllokohet për dy orë: Kërkohet shmangia e qarkullimit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nesër do të mbahet protestë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë dhe se rruga do të bllokohet për rreth dy orë

Bllokimi i rrugës do të bëhet nga ora 16:00-18:00, ndaj është rekomanduar shmangia e qarkullimit në këtë pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka kërkuar nga qytetarët që nesër të shmanget ky pikëkalim.

“Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në PKK Jarinje, në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00. Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: